Sadriu: Serbia po shuan çdo perspektivë të shqiptarëve në Preshevë
Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ilir Sadriu në një konferencë për media ka paraqitur shqetësimet për ekonominë e komunës së Preshevës.Ky shtet edhe këtë pak zhvillim ekonomik që po ngjan në komunën tonë është i interesuar që ta zhbëj edhe atë”, tha Sadriu në konferencë, shkruan Titulli.com.
Sadriu u shpreh se kjo është një dëshmi shtesë që qeveria e Serbisë është e interesuar jetësisht që shqiptarëve të Luginës së Preshevës ti mbyll dhe ti vështirsoj çdo segment të shoqërisë, në mënyrë që të shuaj çdo perspektivë të shqiptarëve, duke i detyruar që të lëshojnë vatrat e tyre autoktone.
Ai foli edhe për qeverisjen komunale të komunës së Preshevës dhe keqpërdorimet e mundshme që mundë të jenë bërë./Titulli.com/