A do të jetë Riza Halimi kandidat edhe për një mandat në PVD (video)
Përfaqësues të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë kanë mbajtur konferencë për media dhe kanë sqaruar situatën e përgjithshme e procesin e zgjedhjeve brenda kësaj partie, si dhe kanë analizuar situatën në qeverisjen lokale.Kryetari i kësaj partie, Riza Halimi tha se do të shpallë zgjedhjet e partisë nga 23 Qershori prej të cilëve dega e Preshevës do të ketë 100 delegat, dega e Bujanocit 100 delegat dhe 20 do të jenë delegat nga dega e Medvegjës për kuvendin e përgjithshëm.
Halimi ka folur se a do të jetë edhe kandidatë për kryetar të partisë në zgjedhjet që do të mbahen, shkruan Ritulli.com.
“Unë nuk do të jem as delegat dhe nuk mundem me qenë as i kandiduar as me votu. Unë mundem veç me ndihmua këtë proces që do të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, theksoi mes tjerash Halimi gjatë konferencës.
Në video keni diskutimin e plotë të konferencës së PVD-së në cilën ka folur edhe Ardita Sinani./Titulli.com/