Sadriu: PDSH nuk do t'i shërbej organit të përkohshëm të Preshevës
Lokale

Sadriu: PDSH nuk do t'i shërbej organit të përkohshëm të Preshevës

18.Sep.2017 16:22
0
Ilir Sadriu, nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë emërimin e Shqiprim Arifit për kryetar të organit të përkohshëm të komunës së Preshevës e ka quajtur skandaloz.

Ai në deklaratë për RTK tha se partia e tij nuk do të merë pjesë në punët e këtij organi.

“Përderisa detyrat e këtij organi janë që të përgatit për zgjedhjet e reja , konsiderojmë që me këtë përbërje të organit të përkohshëm PDSH nuk do të bëjë shërbim këtij organi” është shprehur Sadriu.

Sipas tij vendimi i qeverisë për emërimin e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja është flagrant.

Qeveria e Beogradit me kryeministre Ana Brnabiq ka emëruar anëtarët e organit të përkohshëm për kryetar Shqiprim Arifin dhe anëtarët tjerë Armend Aliu, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Branko Trajkoviq./Titulli.com/

Taipi refuzoi Serbinë dhe braktisi Shqipërinë për Kosovën
PDSH: Vendim denigrues i qeverisë, do të monitorojmë organin e përkohshëm në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration