PDSH: Vendim denigrues i qeverisë, do të monitorojmë organin e përkohshëm në Preshevë
Lokale

PDSH: Vendim denigrues i qeverisë, do të monitorojmë organin e përkohshëm në Preshevë

19.Sep.2017 08:33
0
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë aktvendimin e qeverisë mbi emërimin e organit të përkohshëm në komunën e Preshevës e konsideron si një akt denigrues që i shërben destabilizimit edhe ashtu të ngarkuar të situatës politike.

Kjo parti përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të monitorojë nga afër punën e organit të përkohshëm, përderisa do ta lejojë qeveria në këtë përbërje të funksionoj.  

Në mbledhjen e mbajtur më, 18shtator 2017, Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në bazë të diskutimeve të shumta rreth situatës së krijuar në Komunën e Preshevës pas aktvendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës nga ana e Qeverisë së Serbisë, lëshon këtë:

K O M U N I KATË

Partia Demokratike Shqiptare konsideron se aktvendimi i Qeverisë së Serbisë mbi emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, është një vendim denigrues dhe qyqar që i shërben destabilizimit edhe ashtu të ngarkuar të situatës politike në Komunën e Preshevës.

Qeveria e Serbisë, në raport me shqiptarët, me këtë vendim antiligjor dëshmon edhe njëherë vazhdimin e  politikës diskriminuese, tani më edhe me diktate të imponuara nga Beogradi nëemërimin e organit të përkohshëm, i cili do të duhej ta pasqyronte përfaqësimin proporcional të subjekteve politike në Kuvendin Komunal të shpërbërë.

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson, se me këtë aktvendim Qeveria e Serbisë bie ndesh me ligjet e saja, gjegjësisht me nenin 86të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale si dhe nenit 192 të Kushtetutës së saj.

Partia Demokratike Shqiptare lidhur me këtë situatë të krijuar në komunën e Preshevës, fton faktorin politik shqiptar për Unitet Kombëtar duke u rreshtuar fuqishëm kundër aktvendimeve e vendimeve abritrare shtëtërore serbe në dëm të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Përderisa qeveria serbe nuk e ndryshon aktvendimin mbi emërimin e organit të përkohshëm dhe të njejtin ta bazoj në respektimin e ligjeve të saja, PDSH nuk do t’i bëj shërbim kësaj përbërje. 

Partia Demokratike Shqiptare për situatën e krijuar kërkon nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë që pa humbur kohë t’i shpall zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Preshevës , me qëllim të formimit të organeve legjitime e fuqiplote të pushtetit lokal dhe duke i dhënë mundësinë e lirë e demokratike sovranit që të vendos për të zgjedhurit e saj.

PDSH do të monitorojë nga afër punën e organit të përkohshëm, përderisa do ta lejojë qeveria në këtë përbërje të funksionoj dhe për çdo veprim, punë apo aktivitet do të ndaj opinionin e saj duke i njoftuar qytetarët e Komunës së Preshevës në kohë.

 

Shërbimi përinformacion dhe komunikim me publikun i Partisë Demokratike Shqiptare

                                                                                                                        

Sadriu: PDSH nuk do t'i shërbej organit të përkohshëm të Preshevës
Revista "Vranjske" ndalon botimin në formën e shtypur dhe elektronike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration