Sa shqiptar i ka veriu i Kosovës e sa Lugina e Preshevës?
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe homologu i tij serbë Aleksander Vuçiq po e konsiderojnë si zgjidhje të mundshme "shkëmbimin e territoreve" në mes Kosovës dhe Serbisë.Vuqic dhe Thaçi ende nuk e kanë paraqitur saktë planin se cilat mund të jenë opsionet e mundeshme për ripercaktimin e kufinjeve të këtyre dy shteteve. Por nëse shkëmbimi i territoreve do të përfshinte kalimin e Luginës së Preshevës në territor të Kosovës dhe veriu ti bashkëngjitej Serbisë do të ndryshonte dukshëm struktura e popullësisë në dy vendet. Lidhur me numrin e popullsië të këtyre pjesëve është raportuar mbremë në emisionin Zona B në KlanKosova.
Numri i banoreve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sipas statistikave të vitit 2009 është duke pësuar një rënie të dukshme në krahasim me numrin e popullsisë në vitin 1981, raporton gazeta inFokus.
Shumica dermuese e popullsisë në Preshevë është me nacionalitet shqiptar, me saktë 89.10% e numrit të banoreve të përgjithshem.
Ndersa në qytetin e Bujanocit numri i shqiptareve është më i vogel se në atë të Preshevës, ku numri total i popullsisë 54.69% i takojnë këtij etnitetit. Në Medvegjë nga 10.760 banorë sa janë, vetëm 26.75% e tyre janë më përkatësi shqiptare.
Kurse ne katër komunat të cilat udhëheqen nga serbet numri i banorëve të nacionalitetit serb është shumë mëi madh.
Në Leposaviq banojnë vetëm 2,35 % shqiptar ndërsa pjesa tjetër është e banuar më serb.
Në komunen e Zubin Potokut numri i banoreve serb i shprehur në përqindje është 84,96% , ndersa numri i shqiptareve është më i madh se në komunen paraprake.
Zveçani ka poashtu pjesën me të madhe të hapsirës të banuar nga serbet, saktësishtë 94.84% të popullsisë se përgjithshme të kësaj komune.
Pothuajse statistika të njejta të banoreve ka edhe në Mitrovicën veriore, në të cilen banojnë vetëm 7.03% shqiptar shkruan Gazeta inFokus.