Sa është zvogëluar përfaqësimi shqiptarë në zgjedhjet lokale nga viti 2012 në komunën e Bujanocit?
Lokale

Sa është zvogëluar përfaqësimi shqiptarë në zgjedhjet lokale nga viti 2012 në komunën e Bujanocit?

27.May.2020 09:35
0

Numri i këshilltarëve shqiptarë të përfaqësuar në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit nga viti 2012 është dukë shënuar rënie të vazhdueshme, shkruan Titulli.com.

Duke u bazuar në të dhënat e Komisionit komunal Zgjedhor të komunës së Bujanocit, në përbërjen e vitit 2012 kuvendi komunal kishte 30 këshilltarë shqiptarë ndërsa  në zgjedhjet lokale të mbajtura më 24 prill të vitit 2016 partitë shqiptare kishin fituar 26 mandate të këshilltarëve nga 41 sa ka gjithsej kuvendi komunal i komunës së Bujanocit.

Partitë fituese sipas renditjes së listës zgjedhore kishin këto rezultate Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi – 4.656 vota  apo 10 mandate,  PVD-UDSH Shaip Kamberi – 6.013 vota apo 12 mandate, Lëvizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu – 2.075 vota apo 4 mandate, Grupi i Qytetarëve për Bujanocin- Sali Salihi 32 vota apo 0 mandate dhe Partia Republikane-Avdil Ramadani – 141 vota – 0 mandate. 

Bazuar në këto të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 24 prill të vitit 2016 në komunën e Bujanocit kanë marrë pjesë gjithsej 20.784 votues nga 42.288 qytetarë sa kishin të drejtë vote ndërsa subjektet politike shqiptare  prej numrit të përgjithshëm fituan 12.917 vota.

Për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 qershor të këtij viti deri më tani janë certifikuar 4 lista zgjedhore shqiptare ndërsa pritet edhe pjesëmarrja e një listë tjetër, raporton Titulli.com.

Sipas komisionit komunal zgjedhorë të drejtë vote në zgjedhjet e 26 qershorit kanë 42.325 votues dhe është e rëndësishme që qytetarët të verifikojnë a janë në listën zgjedhore.

Të gjithë të interesuarit për të verifikuar se a janë në listën zgjedhore mundë ta bëjnë direkt në linkun e prezantuar të Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Gjithashtu për t’u regjistruar në listën zgjedhore ata të cilët nuk janë mundë të ndjekin proceduar në zyrën brenda administratës komunale./

Verifiko a je në listën zgjedhore

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration