RTV "Aldi" në Preshevë reagon ndaj deklaratave të Shqiprim Arifi
Lokale

RTV "Aldi" në Preshevë reagon ndaj deklaratave të Shqiprim Arifi

18.Nov.2016 08:26
0
Radiotelevizioni "Aldi" reagon ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi të paraqitur në studion e Radiotelevizionit "Presheva" më datën 16 nëntor 2016.

Ky është reagimi i plotë i RTV "Aldi" në Preshevë: 

Duke e cilësuar mediumin tonë, si « pseudo-televizion »; kryetari i Komunës jo vetëm shpërfaq jo vetëm qasjen e tij për informimin në përgjithësi, por edhe përpjekjen e tij për ta pamundësuar realizimin e të drejtës së publikut për të qenë i informuar, si e drejtë demokratike, të garantuar jo vetëm me legjislacionin vendor; por edhe me të gjitha konventat dhe normat ndërkombëtare. 
Aq më keq, kur merret parasysh se kryetari i Komunës, z.Shqiprim Arifi, ka etiketuar Radiotelevizionin “Aldi”, lidhur me kronikën e transmetuar nga ana ynë më datën 23 tetor 2016, rreth fillimit të një ndërtimi të egër brenda Shtëpisë së Shëndetit. 

Kjo ngjarje ishte dhe mbetet pa dyshim pjesë e interesit të përgjithshëm, respektivisht të publikut. Në vend se t’ia shpjegojë publikut arsyet, motivet dhe rrethanat e nisjes së këtij ndërtimi të egër, gjatë emisionit në RTV « Presheva », z.Shqiprim Arifi zgjodhi ta sulmoj mediumin tonë, duke nënkuptuar se problemi nuk qenkan tek ata që ndërtojnë pa leje, por te mediumi që e informon publikun për ato ndërtime. 

Kryetar, lëreni mediat ! Tregoni kush, si dhe pse e nisi ndërtimin pa leje. Dhe a jep dikush përgjegjësi nga ju për këtë çështje, së paku politike dhe morale ? Apo për juve nuk ka nevojë? As për dënim politik dhe distancim simbolik nga ky veprim? Nuk ka ndodhur asgjë ?

Ne mundemi vetëm t‘ju sigurojmë se RTV « Aldi » do të vazhdojë të transmetojë çdo ngjarje në interes të publikut, përfshirë edhe sidomos veprimet për ndërtime pa leje. 

Sidoqoftë, megjithë respektin profesional si kryetar Komune, po i rikujtojmë z.Shqiprim Arifi se nuk jemi në shërbim të tij dhe të qeverisë komunale; por të publikut. Ne e sigurojmë kryetarin e Komunës se jemi të hapur dhe të gatshëm për ta dëgjuar atë dhe për t’ia transmetuar publikut qëndrimet e tij, lidhur me këtë ndërtim të nisur pa leje në një institucion publik dhe të rrënuar dhunshëm nga organet përgjegjëse. E ftojmë edhe publikisht kryetarin e Komunës që nëpërmjet mediumit tonë t’ia tregojë qytetarëve motivet dhe rrethanat e nisjes së këtij ndërtimi pa leje. 

Z.Arifi, ne edhe mund të jemi « pseudo-televizion ». Të tillë kemi qenë ndoshta edhe kur paraqiteshit në emisionet tona, përderisa ishit në opozitë. Por, ju jeni kryetar Komune dhe si i tillë, e keni obligim politik dhe moral t’ia shpjegoni qytetarëve çështjen e fillimit të një ndërtimi pa leje nga ana e kuadrove tuaja (të vetidentifikuara) brenda një institucioni publik, ku mbase ka kompetenca të caktuara edhe Kuvendi Komunal.

Këtë mund të provoni ta bëni edhe në RTV « Presheva » ; nëse ju përshtatet më shumë. 
Jemi gjithashtu të hapur si medium edhe për Drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit, z Reshat Ymeri ; si dhe për zyrtarët e Partisë për Veprim Demokratik, si partner i koalicionit qeverisës; për t’i transmetuar qëndrimet e tyre rreth nisjes së ndërtimit të zyres pa leje në Shtëpinë e Shëndetit ; si dhe procedurat vijuese ligjore lidhur me këtë rast ; të cilat do t’i mbulojë mediatikisht RTV « Aldi ». 
Për fund, ftojmë gjithashu mediat dhe kolegët e gazetarisë të kundërshtojnë deklaratën e kryetarit të Komunës; jo për shkak të solidarizimit me RTV « Aldi » »; por për ta mbrojtur lirinë e informimit dhe lirinë e shprehjes ; të cilat kryetari i Komunës së Preshevës po i sulmon që në fillim të mandatit të tij, në vend se t’i përgjigjet qytetarëve, të cilët i qeveris me taksat e tyre.

Isuf Mehmeti,
Drejtor i Radiotelevizionit « Aldi »

Bujanoc: Java e Nëntorit është programi që do të mbahet me mysafirë nga Gjirokastra (agjenda)
New York: U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, kryetari nga Lugina Adnan Memeti gjuha shqipe që frymon bukur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration