Bujanoc: Java e Nëntorit është programi që do të mbahet me mysafirë nga Gjirokastra (agjenda)
Shtëpia e kulturës "Vuk Karagjiq" në Bujanoc në bashkëpunim me komunën dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar për nderë të festës së 28 Nëntorit organizon aktivitete të ndryshme kulturore.Do të fillojë me promovimin e librit “Odiseu i Kosovës-Bekim Fehmiu” me autor Fahri Musliu duke vazhduar me shfaqjet nga qyteti i Gjirokastrës së Shqipërisë.
Aktivitetet janë ndarë për fëmijë dhe të rritur ndërsa programi festiv do të organizohet më 28 Nëntor në shtëpinë e kulturës duke fillluar nga ora 13:00./Titulli.com/