Rritet numri i fëmijëve të prekur nga lija qenit ë Bujanoc, kontrolli i domosdoshëm
Lokale

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga lija qenit ë Bujanoc, kontrolli i domosdoshëm

31.May.2017 12:37
0
Ndryshimi i temperaturave dhe ndërrimi i stinëve e sidomos stina e pranverës paraqesin zakonisht mjaft probleme dhe viroza tek fëmijët e sidomos paraqitja e alergjive të ndryshme.

Florije Halili, pediatre e fëmijëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, gjatë një bisede për Titulli.com tregoi  se  stina e pranverës e shoqëruar me ndryshime të temperaturave të kohë pas kohëshme paraqet mjaft probleme në shëndetin e fëmijëve e sidomos me paraqitjen e viruseve të ndryshëm”.

Halili thekson  se kjo kohë shquhet për inflamacion të hundëve kryesisht rrjedhje dhe zënien të hundëve,  kollitje,  dhembje fyti.

“Nëse nuk merren masat e duhura me mjekime adekuate me barna mund të shkoj edhe deri tek problemet më serioze siç janë bronhiti apo ndezja e mushkërive dhe problemet dhe infeksionet e traktit respirator.

Ndryshimi i temperaturave dhe paraqitja e temperaturave të nxehta përcillet edhe me infeksione të barkut si barkqitje,  të vjellurit dhe temperaturat e larta, theksoi Halili.

Muajin e fundit sipas Halilit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc kryesisht në dispanzerin e fëmijëve parashkollor është rritur numri i të prekurve edhe nga varicela apo në gjuhën e popullit ajo njihet si Lija e Qenit ose Lija e Ujit.

Halili sqaron se higjiena dhe ushqimi kanë një rol të veçantë në ruajtje e shëndetit të fëmijëve andaj është e rëndësishme që ti kushtohet kujdes sidomos larje dhe pastrimit të pemëve dhe perimeve para se fëmijët ti hanë ato./Titulli.com/

VM- Center në Preshevë organizon aktivitet për ditën e fëmijëve më 1 qershor
Elza Sadiku kandidatja nga Presheva për deputete në kuvendin e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration