Rregulla të reja për vlerësimin e nxënësve në shkollat e mesme
Lokale

Rregulla të reja për vlerësimin e nxënësve në shkollat e mesme

30.Sep.2015 11:29
0
Nxënësit e shkollave të mesme në të ardhmen më së shumti do të kenë tre testime për vlerësimin e diturisë brenda një jave, ndërsa brenda një dite më së shumti një test apo ushtrime me shkrim.

Për çdo lëndë brenda një gjysmëvjetori do të kenë dy teste kontrolluese apo detyra me shkrim. Ndërsa për secilin testim duhet që nxënësit paraprakisht të njoftohen gjatë procesit arsimor, por edhe në tabelën e njoftimeve të shkollës ose faqen e internetit. Vetëm kontrollimet “blic”, më të shkurta se 15 minuta, nuk duhet që të paralajmërohen, raporton Titulli.com.

Këto janë disa nga risitë kryesore në Rregulloren e re për vlerësimin në shkollat e mesme, të cilin e ka përpunuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjikë në Serbi dhe i cili pritet që këtë javë të publikohet.

Rregullorja e re  parasheh që nxënësit të mund të përmirësojnë notën në orët shtesë, pa marrë parasysh a dëshiron të përmirësojë notën e dobët apo notën katër, nxënësi do të mund të përgjigjet në orët shtesë, por në prezencë të kujdestarit të klasës apo nxënësve të tjerë, në mënyrë që nota të jetë transparente dhe publike.

Rregullorja e mëparshme e cila ka rregulluar vlerësimin në shkollat e mesme është botuar në vitin 1999./Titulli.com/

Preshevë: Shkolla Fillore "Migjeni" në Caravajkë me vetëm 46 nxënës (Foto)
Pengohet trafikimi në Miratoc, mijëra refugjatë në Qendrën për pranim (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration