Riza Halimi takoi ambasadorin e Suedisë në Beograd, Jan Lundin
Në hapsirat e selisë qëndrore të Partisë për Veprim Demokratik, kryetari i PVD-së, Riza Halimi priti Ambasadorin e Suedisë Jan Lundin të shoqëruar me këshilltarët dhe stafin e tij diplomatik.Gjatë takimit ambasadori Lundin u njoftua nga kryetari Halimi me gjendjen sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen qytetarët e Preshevës.
Përveç temave politike interes të madh pÄ“r delegacionin e ambasadës së Suedisë të udhëhequr nga vet Ambasadori Lundin ishin edhe problematika e ujit të pijshëm dhe menaxhimit të mbeturinave.
Pas takimit Ambasadori i Suedisë, shkëlqësia Lundin para mediave deklaroi se me kryetarin Halimi janë dakorduar që në një të ardhme të afërt, nën organizimin e Ambasadës së Suedisë do të realizohet një takim me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani dhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të tjera nordike dhe evropiane në Serbi me ç'rast do të diskutohet për zgjidhjen e problematikave që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, por gjithashtu të shihen mundësitë për të ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Preshevës.
Kryetari i PVD-së, Halimi për media deklaroi se takimi me Ambasadorin suedez ishte shumë i frytshÄ“m duke biseduar për shumë probleme nga të gjitha sferat shoqërore në Preshevë veçanërisht, por duke mos i harruar asnjëherë edhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit.
Me këtë rast ish deputeti Halimi deklaroi se mbetet me shpresë se pas këtij takimi të gjatë në rradhë janë hapat konkret e që do të përmirësojnë gjendjen e komunës së Preshevës./Titulli.com/