Pasiguri  e shkollimit të maturantëve në Bujanoc, me plane studimi edhe në Evropë
Lokale

Pasiguri e shkollimit të maturantëve në Bujanoc, me plane studimi edhe në Evropë

16.May.2017 11:50
0
Maturantët e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc me preference të ndryshme për fillimin e studimeve universitare, disa janë në dilema për shkollimin e tyre të zgjedhin Prishtinën, Tiranën apo vendet perëndimore si Gjermania.

Në një intervistë për portalin Titulli.com ata tregojnë se po mundohen maksimalisht për tu përgatitur për provimet pranuese për degët që ata kanë zgjedhur.

Maturantja Gjilsime Misini, thotë se ka përzgjedhur të studiojë ekonominë dhe është përgatitur mjaft mire për degën që ajo ka përzgjedhur.

Ajo dëshiron të fillojë studimet në  Gjermani  por në rast se nuk arrin të pranohet atje si opsion të dytë ajo ka Tiranën, gjithashtu shprehet mirënjohëse për profesorët  dhe stafin e shkollës për arritjet e saja dhe përgatitjet për studime.

Nora Iseni një tjetër maturante e drejtimit të përgjithshëm është mjaft e shqetësuar për provimin pranues pasi që ajo dëshiron të studioj për  inxhinieri kompjuterike.

“Është  degë mjaft e vështirë e në mungesë të kurseve të matematikës në Bujanoc dhe ndjehem e pasigurt por edhe jam e preokupuar mjaft ngase nuk kemi as kurse të matematikës jemi të detyruar të shkojmë në Gilan për tu përgatitur për provime”, tha për Titulli.com Nora.

Në lidhje me të arriturat në këtë shkollë Iseni shprehet e relativisht e kënaqur ngase ka mundur të punohet dhe të mësohet edhe më shumë në krahasim me shkollat tjera të rajonit.

Kurse Vesa Aqifi njëkohësisht maturante thotë se ndjehem pak e përgatitur për studime pasi që mungesa e kurseve i bënë të ndjehemi shumë pa shpresë për provimet pranuese.

“Dëshiroj  të studioj stomatologji në Universitetin e Tiranës, por në mungesë të kurseve detyrohem të shkoj në Gjilan për tu përgatitur në lëndën e Kimisë dhe Biologjisë përkundër kushteve financiare e ekonomike që përballemi ditëve të sotme”, tha gjatë bisedës Vesa Aqifi.

Shpeshherë janë adresuar kritika të ndryshme ndaj funksionimit të shkollës së mesme për mungesë të cilësisë në arsimin e mesëm dhe biseda me maturant dëshmon se ata ndjehen të pasigurt për ardhmërinë e tyre për shkak të përgatitjes së dobët./Titulli.com/

Përkujtohen 28 dëshmorët e UÇPMB-së në Zvicër
Riza Halimi takoi ambasadorin e Suedisë në Beograd, Jan Lundin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration