Ripërtërihen artizanalet e vjetra në Medvegjë
Lokale

Ripërtërihen artizanalet e vjetra në Medvegjë

28.Dec.2012 22:07
0
medvegjaNga dita e hënë në Medvegjë do të fillojë punën organizata joqeveritare multietnike “Klasteri për revitalizim të artizanaleve tradicionale”. Qëllimi i organizatës sipas kryetares Vesna Rusiq është përgatitja dhe fuqizimi i grave për tregun e punës në prodhimin e punimeve të dorës “handmade” në një model të ri biznesi, nëpërmes trajnimeve dhe seminareve. Ndër qëllime të tjera Rusiq përmendi edhe inkuadrimin e femrave në zinxhirin e furnizimit të kompanive me përgjegjësi shoqërore, raporton Titulli. Hapi i mëtejmë do të jetë prodhimi vendas i leshit në territorin e komunës së Medvegjës që do të nënkuptojë kultivimin e deleve dhe rritjen e fondit të bagëtive në vend. Përfaqësuesit e organizatës gjatë qëndrimit të sotëm në Medvegjë u takuan me prefektin e komunës Sllobodan Drashkoviq dhe me ndihmëskryetarin e tij Ismet Zeqiri, prej nga edhe u morr përkrahja që projekti të zhvillohet në partneritet me komunën e Medvegjës. Një projekt i tillë është realizuar më parë në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Dragashit dhe ka qenë një ndër projektet e para në mes të Kosovës dhe Serbisë që ka financuar Qeveria e Zvicrës./Fidan Kosumi/Titulli.com/
2.500 nxënës marrin dhurata në vlerë rreth 7.500 euro (foto)
“Vatra” reagon kundër kryetarit Nikolliq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration