2.500 nxënës marrin dhurata në vlerë rreth 7.500 euro (foto)
Lokale

2.500 nxënës marrin dhurata në vlerë rreth 7.500 euro (foto)

28.Dec.2012 23:01
0
Ndërmarrjet private të komunës së Bujanocit sot kanë shpërndarë me mijëra paketa me dhurata për nxënës të shkollave fillore të kësaj komune Ishin 12 ndërmarrje me afaristët e tyre që morën iniciativën e përbashkët për të gëzuar fëmijët në prag të ndërrimit të viteve. Shpërndarësit e ndihmave u shprehën se gjatë këtij aksioni bamirës përjetuan gëzime dhe momente të veçanta duke qenë në mesin e nxënësve “Ata na e rikujtuan se nuk është hera e parë që duke shpërndarë dhurata në fund të vitit gëzojnë më të dashurit tanë, fëmijët. Në mënyrë individuale këso iniciative kishte në 15 vitet që i kemi lënë mbrapa, kurse tani karakteristik është se shpërndarja e dhuratave realizohet me iniciativë dhe koordinim të përbashkët”, u shpreh për Titullin Nexhat Behluli nga kompania “Elhan Commerce-group”. Behluli i cili për shumë vite është organizatorë i këtij aksioni humanitar falënderoi kolegët që po e përkrahin iniciativën. “Është krijuar një traditë dhe që nga përpara dihet cila kompani cilën shkollë e sponsorizon me dhurata”, u shpreh Behluli duke shprehur keqardhje për nxënësit e shkollës fillore të fshatit Bilaç të cilët mbetën pa dhurata. “Gjithsejtë 380 nxënës ngelën pa dhurata përkundër faktit se nga ky fshat kemi disa afarist të suksesshëm por të cilët nuk treguan interesim që t’i bashkëngjiten këtij aksioni”, përfundon Behluli. Vlera e përgjithshme e realizimit të këtij aksioni ishte rreth 7.500 euro të cilat janë siguruar nga buxhetet vetanake të 12 kompanive private./Titulli.com/ Kompanitë private që shpërndanë dhurata në shkollat fillore të komunës së Bujanocit: “AGRO-ADRIA” Aziz dhe Qenan Maliqi. “AL-EUROPA” Isuf Alimi. “CUKI-COMPANI” Bekim Salihu. “CAKI-BAU” Isak Iseni. Janë donatorë të dhuratave për rreth 1000 nxënësit e shkollës fillore të fshatit Tërnoc. “BUTRINTI ARHITEKTURA” Arbër Sadiku dhe Këmbimorja “CIMA” Arsim Hasani Janë donatorë të dhuratave për 500 nxënësit e shkollës fillore të Bujanocit. “MËRGIMI KOMERC” Eshref Shabani. Donatorë i dhuratave për 50 nxënësit e shkollës Osllarë. “ELHAN COMMERCE-group” Nexhat Behluli. Donatorë i dhuratave për 300 nxënës të shkollave fillore, Lluçan dhe Dobrosin. “INTER KOMERC” Lulzim Aliu. Donatorë i dhuratave për 180 nxënës të shkollës fillore të fshatit Konçul "BICI COMMERCE" Hafëz Fazliu Donatorë për 170 nxënës nga shkolla fillore e fshatit Samolic. “JEDINSTVO-KAVIM” dhe Muhadin Agushi, Donator për 180 nxënës të shkollës fillore të Nesalcës dhe 170 nxënës të fshatit Letovic.

dhuratat-ternoc2

dhuratat-ternoc1

dhuratat-ternoc3

Daçiq: 17 janari dita e fundit për heqjen e përmendores
Ripërtërihen artizanalet e vjetra në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration