Rexhepi: Qeverisja e kaluar shkaktoi dëme rreth 8 milion dinarë buxhetit të komunës
Borxhi i ish ndërmarrjes publike " Direkcioni "ndaj personave të larguar nga puna është rreth 8 milion dinarë, kështu u tha gjatë seancës së këshillit komunal të komunës së Bujanocit.Driton Rexhepi, anëtarë tha qeverisja e viteve 2012-2016 shkaktoi telashe me këtë ndërmarrje duke larguar nga puna punëtorët dhe tani duhet kompensuar shpenzimet e tyre.
“ Borxhi shkon deri në rreth 8.000 000 milion dinarë që duhet paguar ndaj punëtorëve të larguar gjatë asaj kohe”, theksoi Rexhepi.
Ndërsa kryetari i komunës së Bujanoci vlerësoi se ky është një rezultat I një politike jo të drejtë ku janë dëmtuar edhe familjet e atyre punëtorëve por edhe vet buxheti i komunës.
Ndërmarrja publike “Direkcioni” është ën procesin e likuidimit ndërsa punëtorët janë sistemuar në vende të ndryshme në administratën komunale dhe ndërmarrje tjera publike./Titulli.com/