Rexhepi pritet në Qeverinë e Kosovës
Lokale

Rexhepi pritet në Qeverinë e Kosovës

04.Mar.2025 08:39
0
Kryetari i  Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi me bashkëpunëtorë pritur në Qeverinë e Republikës së Kosovës nga Zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi.
 
Gjatë takimit u diskutua për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe domosdoshmërinë e avancimit urgjent të të drejtave tona, thuhet në njoftimin e publikuar nga KKSH.
 
Sipas këtiij njoftimi nga ky takim morëm mbështetjen e plotë dhe pa rezerva për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
 
Gjithashtu u dakordua për angazhim të përbashkët në zbatimin e linjës buxhetore të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, përmes programeve që synojnë ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar në këto troje.
 
KKSh ka vlerësuar se bashkëpunimi institucional mbetet çelësi për forcimin e pozitës sonë dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët e Luginës.
Qeveria e Serbisë zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Sulmohen qytetarët me automjet në Mannheim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration