Qeveria e Serbisë zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

Qeveria e Serbisë zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar

28.Feb.2025 09:33
0

Qeveria e Repiblikës së Serbisë edhe këtë vit zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar kryetari i këtij institucioni Enkel Rexhepi.

Postimi i tij në Facebook:  

Vendimi për mënyrën e ndarjes së buxhetit këshillave të pakicave kombëtare edhe një herë shpërfaqë politikën e saj konsistente diskriminuese ndaj shqiptarëve. Ashtu sikur për vitin 2024 edhe për këtë vit, me zvogëlimin e financimit të rregullt nga Ministria, Qeveria e Serbisë tenton në mënyrë direkte të vështirësoj funksionimin normal të institucionit të vetëm përfaqësues të shqiptarëve. 

Kjo, përveç se goditje ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar, më tepër është vazhdimësi e agjendës së qartë politike të shtetit serb ndaj shqiptarëve, e që dëshmohet edhe kësaj rradhe që është diskriminuese. 

Nga Vendimi i Ministrisë, buxheti për këshillat e pakicave në krahasim me vitin e kaluar, është zvogëluar për 166.163 dinarë. Apo nga 306.152.327 dinarë sa ka qenë për 2024, për këtë vit është 305.986.164 dinarë. 

Nga shuma e zvogëluar për të gjitha Këshillat, 47% apo 78.223 dinarë i është zvogëluar buxheti vetëm Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pra nga shkurtimi i buxhetit për këshillat e pakicave, afër gjysma e asaj shume i ulet vetëm Këshillit Kombëtar Shqiptar.May be an image of text

 
Kush është Friedrich Merz, njeriu që pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration