Rexhep Hoti zëvendësministër nga Kosova  qëndron në Bujanoc, bashkëpunimi kulturorë do të forcohet
Lokale

Rexhep Hoti zëvendësministër nga Kosova qëndron në Bujanoc, bashkëpunimi kulturorë do të forcohet

28.Jun.2018 15:28
0
Zëvendës ministri nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Rexhep Hoti më bashkëpunëtorë ka qëndruar në komunën e Bujanocit dhe në takimin me kryetarin Shaip Kamberi kanë diskutuar për bashkëpunimet e ardhshme.

Rexhep Hoti shpalosi projektin nacional të Kosovës në kuadër të ministrisë përkatëse, shkruan Titulli.com.

“Kemi ardhur në Bujanoc për të shpalosur një projekt të garave në kulturë, sport e arsim që përfshin brezin parashkollor. Ka ardhur koha që bashkëpunimi i jonë të filloj në drejtim të sportit, diturisë dhe në kërkimin  e kreativiteti kulturorë”, u shpreh Hoti para mediave.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi falënderoi Rexhep Hotin për vizitën e tij dhe mirëpriti iniciativat e re të bashkëpunimit.

“Komuna e Bujanocit është përzgjedhur si komuna e parë të promovimit të projektit nacional të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të përkrahim çdo iniciativë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në fushën e kulturës dhe çështjet tjera në interes të përgjithshëm”, theksoi Kamberi.

Vizita e delegacionit nga Kosova vazhdoi edhe në institucionet tjera lokale dhe Këshillin Kombëtar Shqiptarë./Titulli.com/

"Kosovarizimi" i Preshevës në shkëmbim me veriun e Kosovës, Bujanoci dhe Medvegja në Serbi?
Ministria e Kulturës së Kosovës do të përkrah aktivitete të shtëpisë së kulturës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration