Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencën e përhershme të komunave dhe qyteteve
"Promotorët e zhvillimit ekonomik lokal" është tema e konferencën së përhershme për komunat dhe qytetet ku po merr pjesë edhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa. Gjatë kësaj konference janë prezantuar rezultatet e projektit që ka për qëllim përmirësimi e mjedisit të biznesit në nivel lokaKryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka marrë pjesë në konferencën e përhershme për komunat dhe qytetet me temë ‘’promotorët e zhvillimit ekonomik lokal’’.
Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave realizohet në kuadër të programit “Mbështetja e pushteteve lokale në Serbi” në kuadër të procesit për integrimeve evropiane që e financon Mbretëria e Suedisë, shkruan Titulli.com.
Gjatë kësaj konference janë prezantuar rezultatet e projektit që ka për qëllim përmirësimi e mjedisit të biznesit në nivel lokal.
Në prezantim janë mbajtur dy panel diskutime, si bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat në nivel lokal dhe tërheqja e investimeve.
Pjesë e diskutimeve në panel ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Pushtet Lokal dhe Administrim Shtetërorë, Ministrisë së Ekonomisë, shoqatës së ekonomistëve, investitorët e huaj ,këshilltarë të bizneseve lokale, përfaqësues të kompanive mëdha dhe përfaqësuesit e komunave dhe qyteteve. /Titulli.com/