Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Preshevë
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e pjesshëm të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Preshevës.
Siç ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë, 325 mijë euro është vlera e dëmit të shkaktuar nga vërshimet.
Sipas tij, 50 mijë euro ka ndarë Bashkia e Tiranës dhe 50 mijë euro Komuna e Prishtinës.
Ndërkaq nga ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se këto mjete do të ndahen nga nënprogrami i kategorive të shpenzimeve të paparashikuara.
Murati ka thënë se mjetet për këtë vendim do të shkojnë në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës
“Parashihet që të ndahen mjete në vlerë prej 100 mijë eurove dhe këto mjete nuk e mbulojnë tërësishëm, por është solidarizim me vëllezërit tanë”, ka thënë Murati./Titulli.com/