Qendra për Punë Sociale në Bujanoc, planifikon shërbime të reja në vitin 2018
Drejtori i Qendrës Sociale në Bujanoc, Njazi Ameti në seancën e 25 të këshillit komunal tha se për vitin 2018 kjo qendër do të mundohet në përmirësimin e shumicës së shërbimeve që i ofron.Ai ka propozuar anëtarëve të këshillit komunal buxhet prej 6 milion dinarë për ndihma sociale të popullsisë së rrezikuar dhe 2.5 milion dinarë për harxhime materiale dhe sigurimet financiare e të kujdestarisë pasive si dhe këshillit drejtues.
Ahmeti është shprehur se për fëmijët pa përkujdesje prindërore kjo qendër do të mundohet ti ofroj kujdes të veçantë si dhe fëmijëve me sjellje të çrregulluara.
Sipas Ametit në vitin 2018 pritet rritje e kërkesave për ndihmë sociale duke u bazuar në të dhënat që ka qendra për punë sociale dhe planifikohet të rriten shërbimet në të mirë të qytetarëve./Titulli.com/