Përleshja në Kuvendin e Preshevës: Kam qenë i sulmuar
Përleshja në Kuvendin Komunal të Preshevës ishte si pasojë e debatit të ashpër rreth themelimit të një zone industriale dhe vendosjen e një deponie mbeturinash.Në këtë shkëmbim të grushteve u përfshinë Fatlum Kadriu i Alternativës për Ndryshim dhe Rinor Krasniqi nga Partia për Veprim Demokratik.
Fatlum Kadriu nga Alternativa ka thënë se është sulmuar nga këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik, Rinor Krasniqi.
Ai ka thënë se pamjet e shpërndara nëpër media nuk janë të mira duke thënë se aty janë për të bërë politika.
“Nuk janë pamje të mira,pamjet janë dhe shihet qartë se kush ka qenë i sulmuar”, ka thënë Kadriu në Info Magazine.
“Po shihet gënjeshtari”, ka thënë ai pasi që edhe Krasniqi ka thënë se ka qenë i sulmuar.
“Kam qenë i sulmuar nuk kam si të pendohem për atë që ka ndodhur kur kam qenë i sulmuar”.