Luginës së Preshevës, çështje e të drejtave dhe lirive të njeriut
Lokale

Luginës së Preshevës, çështje e të drejtave dhe lirive të njeriut

20.Aug.2018 13:14
0
Avokati Dastid Pallaska në një intervistë për gazetën "Zëri" thotë se po krijohet përshtypja se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq vetëm se janë pajtuar për rezultatin përfundimtar të dialogut, përkatësisht shkëmbimin e territoreve.

Sipas tij, ndarja e Kosovës për herë të parë u diskutua në darkën e Edi Ramës me liderët serbë në Beograd në vitin 2016, shkruan Gazeta "Zëri".

A prisni që në kuadër të këtij procesi të zgjidhet edhe çështja e Luginës së Preshevës?

Pallaska: Nëse zbërthehet në thelb, çështja e Luginës së Preshevës, si dhe çështjet e secilës pjesë të kombit shqiptar që mbetën jashtë kufijve të shtetit kombëtar janë çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv. Një shekull më parë ekzistonte supozimi i gabuar se këto të drejta dhe liri për një pjesëtar të një kombi arriheshin vetëm përbrenda një shteti kombëtar. Siç e vërtetoi ndër të tjera Shqipëria e Enver Hoxhës, homogjeniteti kombëtar nuk siguron më vete shtet të së drejtës ose mirëqenie të qytetarëve.

Idetë për shtete të pastra kombëtare sot i gjejmë vetëm në ato shoqëri që ushqehen nga iluzioni se homogjeniteti etnik mund ta zëvendësojë punën e vështirë për të ndërtuar dhe për të mbajtur një shtet që i shërben qytetarit. Kjo shpjegon se pse këto ide promovohen vetëm nga politikanë mediokër që thjesht nuk kanë aftësi për të qeverisur një shoqëri ose një shtet. Këto ide rishtazi u ricikluan në hapësirën politike shqiptare nga kryeministri i Shqipërisë, i cili në përpjekje për të mbuluar keqqeverisjen e tij mori “përsipër” zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb. Duke qenë se nuk kishte asnjë përgatitje për këtë ndërmarrje ose ndonjë ndjenjë për qytetarët e Kosovës ai ra në kurthin e Serbisë, që me vite të tëra synon diskutim në lidhje me ndarjen e Kosovës.

Interesat kombëtare nëpërkëmben pikërisht atëherë kur politikanë mediokër synojnë të zgjidhin probleme të mëdha. Tema që po bisedojmë sot është shembulli më i mirë për këtë. Përderisa në vitin 2016 opinioni në Kosovë mirëpriti kërkesën publike të kryeministrit të Shqipërisë drejtuar kryeministrit të Serbisë, që Serbia të njohë Kosovës, pakkush e ka ditur se ndarja e Kosovës për herë të parë u diskutua në darkën private që kryeministri i Shqipërisë kishte me udhëheqjen serbe po të njëjtën ditë, ku propozimi për ndarje u prezantua nga ministri i Jashtëm i Serbisë. Dy vjet më vonë kjo ide depërtoi pothuajse në secilën qendër të rëndësishme të vendimmarrjes.

Ekzibicionistët politikë si kryeministri i Shqipërisë, që për pak vëmendje dhe mbijetesë politike sakrifikojnë edhe interesat kombëtare, duhet ta kuptojnë se e vetmja mënyrë për të gjithë shqiptarët të jetojnë brenda kufijve të tyre historikë është Bashkimi Evropian pa kufij./ZËRI/

Mustafa: Momenti më i volitshëm për Luginën, pala serbe e fokusuar në statusin politik
Përleshja në Kuvendin e Preshevës: Kam qenë i sulmuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration