Përfundon turniri humanitar i organizuar nga BIPMB në Bujanoc
Ekipi i futbollit nga Breznica ka fituar turnirin humanitarë në finalen e zhvilluar me ekipin "Atec" nga Tërnoci të organizuar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.Turniri është zhvilluar për dy ditë radhazi, në të cilën kanë marrë pjesë 20 ekipe ndërsa ndeshjet e turnirit janë zhvilluar në fushën e sportit “Pipa” në Tërnoc.
Organizatorët kanë zgjedhur edhe lojtarin më të mirë Herolind Beqiri i cili ishte lojtari më i ri në fushën e futbollit gjatë ndeshjeve.
Sekretari i BIPBM-së, Refik Memeti dhe kryetar i KBI-së në Bujanoc, Sedat Beqiri falënderuan ekipet pjesëmarrëse ngase turniri ishte i karakterit humanitar.
Vlen të ceket se për çdo ekip pjesëmarrës u ndanë mirënjohje nga organizatorët në shenjë respekti për solidarizim në aksionin humanitar./Titulli.com/