Fillon regjistrimi në shkollën e mesme në Bujanoc
Regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollës së mesme ka filluar sot ndërsa do të vazhdojë edhe ditën Martë nga ora 8:15 e mëngjesit dhe afati i dytë I regjistrimit është më 12 Korrik.Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për vitin e ri shkollor 2018/2019 do të mirëpres 210 nxënës të vitit të parë në shtatë paralele në pesë profile të ndryshme shkollore.
“Nxënësit duhet të posedojnë certifikatën e lindjes, fletëparaqitjen e plotësuar, deftesën e shkollës fillore dhe listën e fletë dëshirave”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme.
Sipas këtij njoftimi secili nxënës duhet të përcaktohet për lëndën zgjedhore mësim fetar apo edukatë qytetare (e plotëson në fletëparaqitje).
Ndërsa nxënësit e drejtimit të gjimnazit përcaktohen edhe për lëndën e dytë zgjedhore dhe atë gjuhë frënge apo gjuhë gjermane.
Të gjithë nxënësit mundë të verifikojnë vetë për regjistrimin në linkun e ministrisë së arsimit dhe zhvillimit të teknologjisë së Serbisë./Titulli.com/