Përfaqësues nga Lugina në iftarin e ambasadës së SHBA-së në Beograd
Përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe fetare nga Lugina e Preshevës morën pjesë në iftarin e shtruar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.Ambasadori, Kyle Scot gjatë iftarit i shoqëroi për disa minuta mysafirët nëpër tavolina duke ju dëshiruar mirëseardhje.
Së bashku me delegacioni nga Lugina e Preshevës ishte edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bossiso.
Të pranishëm ishin kryetari i PVD-së, Riza Halimi, Fatmir Hasani, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe imamët nga Presheva e Bujanoci Adnan Ahmedi, Fikret Limani, Sulejman Fejzullahu dhe Sevder Bajrami.