PVD në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve
Lokale

PVD në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve

22.Feb.2014 21:33
0
Përkundër përpjekjeve të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që shqiptarët në Luginën e Preshevës të unifikojnë një listë të vetme zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, megjithatë një bashkim i tillë nuk u arrit. Pesë subjekte politike tashmë janë deklaruar për bojkot të zgjedhjeve ndërkohë që Partia për Veprim Demokratik (PVD) është në fazën e fundit të grumbullimit të dhjetë mijë nënshkrimeve të nevojshme për përkrahjen e listës së saj në këto zgjedhje. Për mos arritjen e unitetit mes partive politike në Luginë, Belgzim Kamberi kryetar i KDNJ-së së Luginës, fajëson interesat e ngushta personale dhe grupore të disa përfaqësuesve politik. Nga ana tjetër Kryetari i PVD-së, Riza Halimi, duke shpreh keqardhje për mos unitet ka akuzuar subjektet tjera që përmes bojkotit po tentojnë të fitojnë siç është shprehur poena të ulët politik, raporton RTK. Halimi, konsideron se në kohën integrimeve evropiane është më se i nevojshëm përfaqësimi i shqiptarëve në organin legjislativ të Serbisë. Shqiptarët e Luginë së Preshevës që nga viti 1992 janë përfaqësuar në Parlamentin serb, disa herë me një dhe gjatë një mandati edhe me dy deputet. Po të ishte i mundshëm unifikimi i spektrit politik shqiptarë gjasat reale do të ishin që shqiptarët të përfaqësoheshin me tri ulëse në parlamentin 250 anëtarësh të Serbisë./Titulli.com/
Politikanët e Luginës po luajnë lojëra për të mbijetuar në politikë (video)
Bujanoci e Presheva bëjnë “politikë”, fqinjët hapin fabrika e punësojnë qytetarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration