Lokale
PVD filloi procesin e mbledhjes së nënshkrimeve
Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.
Procesi i grumbullimit të nënshkrimeve ka filluar në fshatin Tërnoc për të vazhduar më pas në Bujanoc dhe vendbanimet tjera, dhe kështu në Preshevë e rrethinë.
Në fshatin Tërnoc, nënshkrimet për të përkrahur listën zgjedhore të PVD-së janë duke u grumbulluar në ndërtesën e Klubit Futbollistik Tërnoci, derisa grumbullimi i këtyre nënshkrimeve sot ishte paraparë të vazhdojë në hapësirat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.
PVD këtë proces do ta vazhdojë edhe në Preshevë, derisa për të grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për pjesëmarrje në garën parlamentare i nevojiten 10 mijë nënshkrime edhe ate deri më datën 28 shkurt, kur edhe përmbyllet dorëzimi i listave pjesëmarrëse në zgjedhje.
Deri më tani nuk është vërejtur një përgjigje e madhe për grumbullimin e nënshkrimeve, mirëpo, duhet theksuar se ky proces ka kohë të zhvillohet edhe për 14 ditë të tjera./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!