Pushteti lokal i Bujanocit: "Ka përfunduar programi i aftësimit profesional, askend se kemi larguar nga puna"
Lokale

Pushteti lokal i Bujanocit: "Ka përfunduar programi i aftësimit profesional, askend se kemi larguar nga puna"

06.Jun.2016 12:14
0
Lajmi për largimet nga puna fushatë e tendemcioze nga një subjekt opozitar që është deklaruar ta luajë rolin e "opozitës konstruktive".

“Lidhur me publikimet tendencioze qe, dite më parë, dolën nga partia opozitare  (PD) për gjoja përjashtimin e punëtorëve nga puna, kabineti i kryetarit të komunës, pas grumbullimit të informacioneve zyrtare, njofton opinionin se publikimi i këtij lajmi të rrejshëm, nga një subjekt i cili, që në seancën e parë të Kuvendit komunal të kësaj përbërje, është deklaruar se do ta luajë rolin e opozitës konstruktive, në instancë të fundit është tendencioz”.

“Ashtu siç edhe janë deklaruar vetë, disa nga punëtorët e “larguar” në profilet e tyre në facebook, fjala është për individë që në kuadër të programit për aftësim profesional, përmes kontratave me kohë të caktuar me ndërmarrjet dhe instiucionet komunale, kanë kryer stazhin e e aftësimit professional, që do të thotë se me kryerjen e këtij Programi me kohe të caktuar, ka përfunduaar edhe angazhimi i tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga administrata komunale e Bujanocit.

“Sa i përket numrit 1 nga lista e publikuar, Hajredin Ademi, për të cilin opinion i gjerë është i njoftuar se ka qenë dretjtor i RTV Bujanoci, ai me 16.maj 2016, ditën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit komunal, ka themeluar punë me komunën në kohë të caktuar. Kontratën e ka nënshkruar kryeshefi Nasim Rexhepi, ndërkohë që i njëjti këtë kontratë edhe ia ka ndërprerë Hajredin  Ademit”, thuhet në njoftim.

Sipas kontratës së nënshkruar, Hajredin Ademi, është angazhuar në komunë për kryerjen e siç shkruan “punëve sezonale…..”, prandaj, administrata aktuale nuk ka asnjë lidhje as me angazhimin sezonal të Hajredin Ademit e as me ndërprerjen e punës së tij, që mund të shifet në deklaratën e kryeshefit Nasim Rexhepi, në të cilën theksohet se kontrata është ndërprerë me “marrëveshje mes të punësuarit dhe kryeshefit”.

“Për hirë të informimit objektiv dokumentacioni do të jetë në disponim të secilit gazetar i cili dëshiron ta trajtojë këtë çështje”, përfundon njoftimi i aministratës komunale të Bujanocit

Majkëll Davenport nesër viziton Bujanocin
Stankoviq dhe Sadiku vizituan qeverisjen e re komunale në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration