Punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, diskutohen në kuvendin komunal në Bujanoc
Lokale

Punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, diskutohen në kuvendin komunal në Bujanoc

26.Jun.2018 08:59
0
Gjatë seancës së tretë të kuvendit komunal në komunën e Bujanocit përpos konfrontimeve verbale mes pozitës dhe opozitës ka pasur edhe pyetje të këshilltarëve në drejtim të vetëqeverisjes lokale rreth projekteve të filluara nga administrata komunale e që nuk kanë mbaruar akoma.

Bëhet fjalë për rrugën Letovicë-Nesalcë rrugë e cila sipas projektit do të duhej të zgjerohej dhe të bëhej shtrimi i asfaltit, shkruan Titulli.com.

Projekti i cili ka filluar më 19 prill është paraparë sipas kontratës që të përfundoj pas 30 ditëve por që ende nuk ka përfunduar.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Hajredin Hyda në kuvendin komunal ka pyetur vetëqeverisjen lokale mbi asfaltimin e kësaj rruge si dhe rreth afateve të sajë.

“Qytetarët më kanë thënë që të pyes rreth punimeve të rrugës Letovicë- Nesalcë, ku kjo rrugë sipas projektit do të duhej të zgjerohej dhe asfaltohej brenda 30 ditëve por dua të pyes kryetarin e komunës se kur do të bëhet asfaltimi i kësaj rruge” u shpreh Hajredin Hyda, transmeton titulli.com.

Në anën tjetër kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili ishte prezent në sallën e kuvendit komunal ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes së këshilltarit Hyda duke thënë se kjo temë nuk është në rend të ditës dhe se nuk do të i përgjigjet.

Në muajin Prill të këtij viti kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës  Nesalcë-Letovicë, projekt me vlerë prej 10 milion e 371 mijë dinarë, të financuar nga buxheti i komunës së Bujanocit./Titulli.com/

5 milion shtesë nga buxheti komunal për shëndetësinë në Bujanoc, mungesë e kuadrove shqiptarë
Policia lokale liron hapësirën gjelbëruese të zaptuar nga kafiteria në sheshin e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration