Puna e rrobaqepësisë vetëm për mbijetesë në Bujanoc (foto)
Lokale

Puna e rrobaqepësisë vetëm për mbijetesë në Bujanoc (foto)

06.Sep.2016 13:37
0
Punëtoritë e vjetra zejtare në komunën e Bujanocit po rrezikohen të mbyllen përshkak të kërkesave të vogla të klientëve dhe mos interesimit për të trashëguar këto profesione.

Rrobaqepësia, një profesion që ushtrohet nga femrat dhe meshkujt dikur kishte leverdi më të mëdha ndërsa tani bëhet vetëm për mbijetesë.

Shefik Aliji, rrobaqepës nga viti 1983 ka hapur punëtorinë e tij para disa viteve në qendrën tregtare në Bujanoc dhe punon në një hapësirë jo më të madhe se 15m2.

“Me këtë profesion merrem nga viti 1983, para 9 viteve hapa punëtorinë për të mbajtur familjen dhe mund të them se ka qenë e leverdishme deri më tani”, theksoi për Titulli.com Aliji.

Ai thotë se më herët ka punuar më tepër ndërsa aktualisht punë ka sa për mbijetesë dhe se tatimet janë të larta krahas përfitimeve që ai bënë.

“Punë ka sa për idare. Më herët ka pasur klient të cilët qepnin rrobe të reja kurse tani kryesisht punoj me shkurtime e ngushtime të pantallonave për gjininë femërore dhe mashkullore”, është shprehur Aliji.

Lidhur me interesimin e të rinjve për të mësuar këtë zanat, Shefik Aliji deklaroi se të rinjtë nuk kanë interes për këtë profesion dhe siç shprehet ai rrobaqepësia në një të afërme jo të largët rrezikohet e ndoshta mundë të zhduket në mungesë të leverdisë dhe klientelës./Titulli.com/

Konkurs për subvencione ndërmarrjeve ekonomike private për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Preshevë: 100 ditët e qeverisjes së Shqiprim Arifit dhe "dështimet" e përditshme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration