Preshevë: 100 ditët e qeverisjes së Shqiprim Arifit dhe "dështimet" e përditshme?
Lokale

Preshevë: 100 ditët e qeverisjes së Shqiprim Arifit dhe "dështimet" e përditshme?

06.Sep.2016 17:03
0
"Bilansi i 100 ditëshit të pushtetit lokal nën usdëheqjen e kryetarit Shqiprim Arifi paraqet qartë dështimin e qeverisjes lokale, njëherit duke e rradhitur në më të dobëtin deri tani në Preshevë. Në fakt kur shikon me vëmendje platformën e paraqitur nën moton NDRYSHIMI kupton se ka të bëjë me NDRYSHIMIN E NJERËZVE e jo të politikës apo praktikës udhëheqëse pasi edhe pas 100 ditëve qeverisje APN nuk ka patur plan e as kuadro për të udhëhequr me komunën", ka vlerësuar Adbulla Ahmedi.

Shkruar nga: Abdulla Ahmedi-Preshevë;

PËR 100 DITË SHQIPRIM ARIFI NË FAQEN E TIJ NË FACEBOOK PATI MË SHUMË SE 50 POSTIME NË TË CILAT MUNDEN TË SHIHEN QARTË:  

1. 34 TAKIME  – LLAF ME DONATORE E EKSPERTA  / PA REZULTE KONKRETE

2. INSPEKTIMI I REALIZIMIT TË DISA PROJEKTEVE TË REGJIMIT TË R.MUSTAFËS

3. DEKLARATA TË  SHUMTA NËPËR MEDIA NË KUNDËRSHTIM ME:

  • MARRËVESHTJEN E KONÇULIT 2001
  • PLATFORMËN POLITIKE TË VITIT 2006
  • MARRËVESHJEN ME OSBE  TË VITIT 2009
  • MASAT URGJENTE (7 PIKSHI)

 

DËSHTIMET QË DO TË EVITOHESHIN ME PAK MUND: 

1. Faqja e komunës në internet http://presevo.rs që është e obliguar të publikojë të gjitha vendimet, konkurset dhe informacionet për dhe rreth komunës e të komunikojë me publikun duke u zavendësuar me faqet private të APN-së dhe Shqiprim Arifi në Facebook; 

2. Transparenca dhe llogaridhënia e stërpromovuar gjatë fushatës parazgjedhore nga vet Shqiprim Arifi; 

3. Përmirësimi i karakterit reprezentativ të komunës, largimi i bifesë, respektimi i orarit të punës, shtruarja e laminatit dhe renovimi i komunës, gjëra të promovuara për 1 vjet rresht nga Shqiprim Arifi gjatë kohës para zgjedhjeve; 

4. Profesionalizimi, depolitizimi dhe largimi i nepotizmit nëpër institucione e resore me të cilat udhëheqë Komuna e Preshevës dhe këshillat e komisionet komunale; 

 5. Zgjidhja e problemit të ndriçimit, mbeturinave dhe ujit të pijshëm në qytetin e Preshevës; 

6. Realizimi i Memorandumit Bashkëpunues mes komunave të Preshevës e Bujanocit që njëherit është kopje e “Asociacionit të komunave shqiptare në Luginë” ; Inicimi, promovimi  dhe duartrokitja  e “Memorandumit për përkthimin e librave” në kuadër të cilave janë edhe librat e historisë, gjeografisë e kulturës muzikore; 

7. Vazhdimi i projekteve të regjimit të Ragmi Mustafës duke mos ndryshuar as 1% dhe mos hetimi i keqpërdorimeve dhe hajnive për të cilat ka fol vet Shqiprim Arifi prej themelimit të APN-së;

Këto janë punë që do të ishin kry shumë shpejt sidomos kur kemi parasysh ideologjinë “Liberal-pragmatiste” që ka APN-ja. Me këtë rast numërova dështimet e vogla derisa do të merremi me secilin vendim që është marrë gjatë 100 ditëshit të udhëheqjes së komunës.

 Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Puna e rrobaqepësisë vetëm për mbijetesë në Bujanoc (foto)
Preshevë: Filloi aksioni humanitar i kontrollimeve mjekësore falas nga ushtria e Serbisë dhe Amerikës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration