Prostitucioni po lulëzon, shteti po shuan!
Në Bujanoc dhe në disa fshatra përreth ka dhjetëra, sa publike aq edhe klube të fshehta të natës. Pronarët e tyre janë biznismen lokal dhe njerëz të rrezikshëm, ndërsa çmimorja dhe shërbimet e ofruara janë të gjëra: nga prostitutat klasike, shoqërime në grupe, deri në aranzhime për vikend.Siç ka mësuar gazetari i portalit informativ Titulli.com, në këto objekte policia thuajse fare nuk kontrollon. Për herë të fundit ato janë kontrolluar para 15 muajve ku janë zbuluar 32 vajza. Në kumtesë thuhej se policia dyshon se ato merreshin me prostitucion.
“Më kujtohet ai rast. Ishin aty vajza nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova si dhe serbe nga Beogradi, Novi Sadi, Nishi, Smedereva, Panceva, Zrenjanini, Paracina”, thotë për portalin Titulli.com bashkëbiseduesi ynë me kusht anonimiteti, duke nënvizuar se të gjitha këto vajza punojnë në të zezë pa kurrfarë dokumenti.
Sipas këtij burimi, këto vajza që punojnë në këtë rajon kanë një pronar. Ai është i M.A. nga Tërnoci i cili jeton në Bujanoc.
“Ai në Bujanoc është i ndim për tregti me vajza. Ai i jep, i shet, i merr me qera, bënë pazare edhe ate të gjitha paguhen me para të gatshme. Për ate me shpesh i ndërron veturat shumë të shtrenjta se sa pantallonat”, thotë biznesmeni lokal I.A.
Sipas informacioneve që gazetari ka grumbulluar nga terreni, njëri prej lokaleve “Ccabana” i cili gjendet përballë shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, shumë punë i kryen në të zezë.
Pronar i këtij klubi të natës është J.J. nga Konculi i Bujanocit, i cili këtë zanat e ka ‘pjekur’ jashtë vendit.
“Pijet, ushqimi dhe gjithçka tjetër sigurohen pa dokumentacione. Punëtorët dhe vajzat paguhen në të zezë. E gjithë puna kryhet pa kasë fiskale dhe pa kupona fiskal pasi këtu policia dhe inspeksioni financiarë kurrë nuk vijnë. Dokumentacione nuk ka askund, kurse nëse pronari është i gjindshëm dhe ka marketing të mirë, fitimi për një natë mund të arrijë nga 500 deri në 1.000 euro”, thotë I.A.
Këto të dhëna askush nga policia e Bujanocit nuk ka dashur që t’i komentojë, ndonëse është tentuar marrja e një prononcimi zyrtarë. /Titulli.com/