Procesi zgjedhor po shkon mirë dhe pa incidente në Luginë
Lokale

Procesi zgjedhor po shkon mirë dhe pa incidente në Luginë

16.Mar.2014 18:18
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Riza Halimi, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe se nuk ka pasur incidente në Luginën e Preshevës. Ai ka thënë se përkundër kërkesave të disa partive politike shqiptare në Luginë, që shqiptarët të mos marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, ato po zhvillohen normalisht dhe në to po votojnë shqiptarët. “Ende nuk ka ndonjë vlerësim nga grupi i punës në Preshevë, por do të shohim. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nuk po shohim ndonjë dallim të madh. Deri në fund të ditës pritet të shkojë mbi 40 për qind dalja e votuesve në zgjedhje”, ka thënë Halimi. “Ma merr mendja se efektin më të madh e kishte edhe deklarata e djeshme e kryeministrit të Kosovës, i cili në mënyrë shumë të qartë dha një përkrahje shumë të qartë për pjesëmarrje aktive të shqiptarëve në procese demokratike dhe në zgjedhjet e sotme në Serbi. Dhe, dalja sot është mbi parashikimet e mia personale që i kam pasur në fillim të kësaj fushate”, ka shtuar më tej ai.
KRZ: PVD dy mandate, rezultatet përfundimtare pasditen e sotme
SHQLPK: Reagim ndaj fyerjeve raciste të Qosjes ndaj shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration