Prishtinë: Festa e Abetares tubon fatosat nga trevat shqiptare, Bujanoci pjesë e aktivitetit (video)
Lokale

Prishtinë: Festa e Abetares tubon fatosat nga trevat shqiptare, Bujanoci pjesë e aktivitetit (video)

18.May.2017 08:57
0
Nën organizimin e Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë, të mërkurën është mbajtur manifestimi qendror "Festa e Abetares 2017", festë kjo me karakter mbarëkombëtar.

Me rastin e hapjes së këtij manifestimi tradicional, ministri i arsimit në detyrë Arsim Bajrami u shpreh se kjo festë ka zbukuruar sot kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Bajrami: Abetarja, një libër i shenjtë

"Abetarja është një libër i shenjtë. Është një libër që i ka rezistuar dhe i ka mbijetuar torturave , në të cilat ka kaluar populli ynë. Abetarja përmban 36 shkronja të arta, me të cilat nxënësit tanë mësojnë gjuhën tonë aq të shenjtë, gjuhën shqipe. Ju siguroj se kombi ynë, Kosova e Shqipëria, Kosova Lindore dhe kudo që janë shqiptarët do të punojnë bashkë për një edukim kombëtar, një edukim të bashkuar dhe le të jetë abetarja një shembull i mirë se ne duhet fëmijëve tanë t’iu ofrojmë një edukim që nesër do të na bëjë krenarë", tha Bajrami.

Ai shprehu respektin për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që kanë punuar me fëmijët, si dhe u shpreh se kombi shqiptar do të punojë bashkë për arsimimin dhe edukimin e tyre.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Arbërie Nagavci, tha se ndihet e nderuar të merr pjesë në këtë festë sot.

Ajo theksoi se duhet më shumë përkushtim që Kosova të bëhet vend më i mirë për fëmijët.

Nagavci: Sot kërkohet mobilizim më shumë se asnjëherë më parë

"Sot të gjitha trevat shqiptare po kalojnë në momente të rëndësishme hisorike. Andaj, më shumë se asnjëherë tjetër kërkohet një mobilizim, një punë me përkushtim nga të gjithë ne që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë mbështetjen që dëshirojmë”, tha Nagavci.

 Taura Cangu, drejtoreshë e arsimit në Shqipëri në fjalën e saj tregoi se kjo është hera e katërt që marrin pjesë në manifestimin tradicional “Festa e Abetares”. Ajo u shpreh se është nder që këta fatosa mblodhën  te gjitha trevat shqiptare në këtë festë të bukur.

Sipas saj është shumë i rëndësishëm investimi në zënien e diturisë për fëmijët pasi që ata janë e ardhmja e vendit.

Cangu: Fëmijët, brezi të cilit do ia besojmë të ardhmen e vendit

“Unë dua të theksoj se është një nder i madh që këta fatosa sot na mblodhën nga trevat tona të Shqipërisë, të Kosovës Lindore dhe të Shqipërisë Lindore. Dua të theksoj që këta fëmijë të rriten të shëndetshëm, të edukuar dhe të kemi një brez të cilit mund t’i besojmë të ardhmen e këtij vendi”, u shpreh Cangu.

Edhe Driton Rexhepi përfaqësues nga Bujanoci, të cilët morën pjesë për herë të parë në këtë manifestim tregoi se Abetarja në Medvegjë ka pasur sfidat e saj,  por që fatmirësisht kanë arritur që të kenë edhe rastin të kenë edhe ata Abetaren e përbashkët.

Rexhepi: Abetarja ka kaluar nëpër sakrifica të mëdha

“Për ne është një ndjenjë e veçantë sepse në atë pjesë sikur që mund të dini, për shkak të zhvillimeve që kemi, Abetarja ka kaluar nëpër sakrifica të mëdha me të cilat janë përkrahur fatosat tonë”, tha Rexhepi.

Ai uroi që kjo ditë të festohet çdo vit në mënyrë po kaq madhështore si sot.

Në shënimin e kësaj dite nxënësit e klasave të para shprehën aftësitë e tyre të të mësuarit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Ata nën kordinimin e mësueseve të tyre kishin përgatitur një program të bukur artistik.

Në mesin e fatosave që kishin ardhur të festonin këtë ditë kaq të veçantë për ta, ishte edhe Ea Berisha nxënëse e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Ajo për Kosovapress u shpreh se ndihet e lumtur që me mësimin e shkronjave tanimë e ka mundësinë që të lexojë edhe libra të tjerë e revista të ndryshme.

Berisha: Unë tani mund të lexoj çfarë të dua

“Sot ndjehem shumë e lumtur sepse është dita ime, festa ime dhe prandaj jam shumë e kënaqur.  Sot e kam prezantuar shkronjën H. Unë tani mund të lexoj libra , gazeta dhe çdo gjë tjetër”, tha Ea Berisha.  

Ndryshe, Festa e Abetares përkon me kohën kur nxënësit e klasave të para përfundojnë mësimin e shkronjave.

Shaip Kamberi bisedë me përfaqësues në konferencë në Danimark
Bujanoc: Mbahet ligjëratë për vetëdijesimin e grave ndaj kancerit të qafës së mitrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration