Prezantohen 72 lopë në ekspozitën e mbajtur në Bujanoc (foto)
Lokale

Prezantohen 72 lopë në ekspozitën e mbajtur në Bujanoc (foto)

27.Sep.2015 12:16
0
Në fshatin Levosojë të komunës së Bujanocit është mbajtur ekspozita e lopëve të racës simentale "žBujanoci 2015" dhe u prezantuan 72 lopë nga 62 pronarë.

Komuna e Bujanocit vitin e kaluar për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë ka ndarë 12 milion dinarë dhe është premtuar se në të ardhmen do të rrit për 20% këtë buxhet. 

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se përkrahë fermerët duke ju mundësuar edhe kushte më të mira.

Drejtori i stacionit të veterinarisë në Bujanoc, Miodrag Milkoviq është shprehur se janë të regjistruar 1320 lopë e dema dhe pritet që në të ardhmen të shtohen edhe për 647 krerë.

Përfituesit e kësaj ekspozite janë  Avdi Osmani nga Konçuli me 30 mijë dinarë,  Zoran Trajkoviqa nga fshati „ Sveta Petke“  dhe Jakup Fejzullahu nga Tërnoci me nga  20 mijë dinarë.

Gjithashtu është shpërblyer edhe Ismet Iseni nga fshati Nesalcë i cili në vitin e fundit ka distribuuar 5229 litra qumësht.

Ky organizim është bërë nga Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Qendrën për Mbarsim Artificial nga Velika Plana./

 

Arbnor Fejzullahu në Serinë A, lojtar i Veronës
Kamberi: Mbështetja Luginës nga Kosova, për Serbinë është e papranueshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration