Prezantohen 72 lopë në ekspozitën e mbajtur në Bujanoc (foto)
Në fshatin Levosojë të komunës së Bujanocit është mbajtur ekspozita e lopëve të racës simentale "žBujanoci 2015" dhe u prezantuan 72 lopë nga 62 pronarë.Komuna e Bujanocit vitin e kaluar për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë ka ndarë 12 milion dinarë dhe është premtuar se në të ardhmen do të rrit për 20% këtë buxhet.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se përkrahë fermerët duke ju mundësuar edhe kushte më të mira.
Drejtori i stacionit të veterinarisë në Bujanoc, Miodrag Milkoviq është shprehur se janë të regjistruar 1320 lopë e dema dhe pritet që në të ardhmen të shtohen edhe për 647 krerë.
Përfituesit e kësaj ekspozite janë Avdi Osmani nga Konçuli me 30 mijë dinarë, Zoran Trajkoviqa nga fshati „ Sveta Petke“ dhe Jakup Fejzullahu nga Tërnoci me nga 20 mijë dinarë.
Gjithashtu është shpërblyer edhe Ismet Iseni nga fshati Nesalcë i cili në vitin e fundit ka distribuuar 5229 litra qumësht.
Ky organizim është bërë nga Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Qendrën për Mbarsim Artificial nga Velika Plana./