Preshevë: Treni përplasë veturën
Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të stacionit hekurudhorë të Preshevës, në rrugën që lidh fshatin Zhunicë me Preshevën, ku një makinë është përplasur nga treni.
Siç raporton “Kjo është Presheva Jonë!”, edhe pse rruga ishte e mbyllur dhe e shënuar me sinjalistikën e nevojshme, dyshohet se shoferi i veturës nuk i ka respektuar ato duke tentuar që të kalojë përmes hekurudhës në anën tjetër të rrugës.
Me këtë rast makina është goditur nga lokomotiva duke u rrokullisur disa herë dhe bartë dhjetëra metra nga vendkalimi hekurudhës. Njoftohet se më këtë rast pasagjerë kanë shpëtuar pa lëndime./Titulli.com/