Preshevë: Promovohet libri "Në mes dy shekujve" i autorit Mustafë Ismaili Foto: Të huazuara nga facebook
Lokale

Preshevë: Promovohet libri "Në mes dy shekujve" i autorit Mustafë Ismaili

09.Aug.2017 19:11
0
U përurua libri (romani) "Në mes dy shekujve" i autorit Mustafë Ismaili, i cili u organizua në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

Libri u përurua në amfiteatrin e RTV "Presheva" në Preshevë dhe foli recensenti prof. Avni Jusufi, u lexua edhe parathënia e redaktorit të librit Namik Selmani dhe pati deklamime të fragmenteve nga krijueset Marigona Fejzullahu e Ramize Halimi.

Gjithashtu për librin diskutuan Demush Berisha, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Zeqirja Fazliu, Gani Veseli, Ismet Bajrami.

Në fund autori i librit i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë përurim ndërsa përurimin e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" Bilall Maliqi./Titulli.com/

Bujanoci pa ujë të mjaftueshëm në sezonin veror
Hapet solemnisht ekspozitura e re e Bankës Komerciale në "VM Center" në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration