Preshevë: PDSH i jep karton të kuq Telat Arifi
Partia Demokratike Shqiptare vazhdona takimet me nëndegët e saj në komunën e Preshevës duke shprehur shqetësimet për ndarjen e grupit të partisë që tani janë pjesë e qeverisjes lokale.Kryetari i kësaj partie, Ragmi Mustafa gjatë qëndrimit në fshatin Raincë ka shprehë indinjatë të thellë dhe ndjehen të turpëruar nga veprimet e këshilltarit Telat Arifi, i cili po përdorë mandatin e këshilltarit pa mbështetjen dhe bekimin e asnjë organi të subjektit.
Në mbledhjen e kryesisë së nëndegës së fshatit Raincë në përputhje me statutin e partisë u propozua kryesisë së përgjithshme të PDSH-së që këshilltarit Telat të i shqiptohet masa e përjashtimit i të qenurit anëtar në Partinë Demokratike Shqiptare, njëherit kërkuan që të dorëzojë mandatin e këshilltarit.
Pas formimit të qeverisjes së re komunale në Preshevë, një pjesë e këshilltarëve komunal të Partisë Demokratike Shqiptare janë bërë pjesë përbërëse e pushtetit lokale të formuar nga PVD, grupi i PDSH-së, UDSH dhe BDL.