Presheva prezanton në Beograd problemin e ujit të pijshëm
Lokale

Presheva prezanton në Beograd problemin e ujit të pijshëm

05.Apr.2017 19:51
0
Nën organizimin e zyrës së UNDP-së në Serbi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani qëndroi në Beograd dhe zhvilloi takime pune me përfaqësues të institucioneve dhe ambasadave të ndryshme me rëndësi të madhe në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm.

Sinani gjatë takimit triorësh në hapsirat e UNDP-së, pati rastin të informojë dhe të bashkëbisedojë rreth nevojave urgjente për sigurimin e ujit të pijshëm në tërë komunën e Preshevës.

Ajo shpalosi mundësitë e Preshevës për burimet e reja të ujit duke theksuar se uji është problem shumëvjeçar i qytetarëve të komunës së Preshevës.

"Përveç zotimit për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm, të gjithë pjesmarrësit u dakorduan të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë komunën e Preshevës duke mbështetur përmes donacioneve të ndryshme projektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe komunën e Preshevës", thuhet në njoftimin zyrtar të komunës./Titulli.com/

 

 

A po digjet qëllimisht mali në komunën e Bujanocit?
Preshevë: PDSH i jep karton të kuq Telat Arifi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration