Presheva prezanton në Beograd problemin e ujit të pijshëm
Nën organizimin e zyrës së UNDP-së në Serbi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani qëndroi në Beograd dhe zhvilloi takime pune me përfaqësues të institucioneve dhe ambasadave të ndryshme me rëndësi të madhe në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm.Sinani gjatë takimit triorësh në hapsirat e UNDP-së, pati rastin të informojë dhe të bashkëbisedojë rreth nevojave urgjente për sigurimin e ujit të pijshëm në tërë komunën e Preshevës.
Ajo shpalosi mundësitë e Preshevës për burimet e reja të ujit duke theksuar se uji është problem shumëvjeçar i qytetarëve të komunës së Preshevës.
"Përveç zotimit për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm, të gjithë pjesmarrësit u dakorduan të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë komunën e Preshevës duke mbështetur përmes donacioneve të ndryshme projektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe komunën e Preshevës", thuhet në njoftimin zyrtar të komunës./Titulli.com/