Presheva pasurohet me ujë nga puset e Zhunicës
Po vazhdojnë punimet në fshatin Zhunicë që po zhvillohen në 5 bunaret aktive që gjinden në këtë lokacion.Këto punime po bëhen në bazë të projektit prej 36.000 dollarëve të mbështetur nga Ambasada Japoneze dhe në bashkëpunim me UNDP dhe ka të bëjë me rigjenerimin e 5 bunarëve në lokacionin Zhunicë, si dhe instalimin e aparaturës tek këto bunare.
Kompania "GeoIngeneering BGP" është punëkryese e këtij projekti ndërsa gjatë vizitës që iu bë nga përfaqësuesit e komunës së Preshevës u bë edhe testimi i sasisë së ujit të njërit nga 5 bunaret dhe nga kjo sasi e ujit sipas ekspertëve të kompanisë ishte afër 13 litër për sekond.
Ky projekt është vlerësuar nga qeverisja lokale me interes jetik për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës.