Presheva në garë të ashpër për zgjedhjet e 24 Dhjetorit
Lokale

Presheva në garë të ashpër për zgjedhjet e 24 Dhjetorit

06.Nov.2017 17:23
0
Kryeparlamentarja serbe Maja Gojkoviq, në bazë të ligjit për zgjedhjet lokale dhe atij për vetadministrim lokal, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunën e Preshevës dhe disa komunat tjera të Serbisë të cilat do të mbahen më 24 Dhjetorë.

Vendimi i tillë është mirëprit nga përfaqësuesit e partive politike që veprojnë në komunën e Preshevës.

Ragmi Musfata, kryetar i PDSH –së, ka thënë se subjekti i tij është i gatshëm që në këto zgjedhje të marrë pjesë.

Kryetarja e Degës së PVD-së, Ardita Sinani është  shprehur se shpalljes së zgjedhjeve i ka kontribuar presioni që opozita në Preshevë bashkë me ndërkombëtarët e kanë bërë ndaj qeveritarëve në Beograd.

Në zgjedhjet e 24 dhjetorit pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe partia më e re e formuar "Lëvizja për Reforma PDSH" udhëheqës i së cilës është ish kryetari i Kuvendit në Preshevë, Sami Salihu.

Në Preshevë aktualisht veprojnë shtatë subjekte politike shqiptare, subjekte serbe dhe grupe të qytetarëve ndërsa pritet që gara për kuvendin komunal  të jetë e ashpër mes tre subjekteve kryesore Partisë Demokratike Shqiptare, Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com/

 

Fruthi edhe në komunën e Bujanocit, vaksinimi i domosdoshëm i fëmijëve
Fismir Jahiu: Komuna e Bujanocit në fazën e parë të informimit edhe atë ajo të plotë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration