Presheva nisë asfaltin për në malësi (video)
Lokale

Presheva nisë asfaltin për në malësi (video)

23.Aug.2013 16:22
0
Për herë të parë në territorin e komunës së Preshevës ka nisë asfaltimi i rrugëve drejt Karadakut të Preshevës. Ky fat i ka prirë Shoshajës së Epërme e cila do të behet me rrugë asfaltuar me gjatësi afro 4 km. Edhe malësia e Preshevës do të bëhet me rrugë të asfaltuara. Dita e sotme do të mbahet në mend pasi për herë të parë nis asfaltimi i një rruge drejt malësisë. Shoshaja e Epërme është fshati që do të ketë 4 km rrugë me asfalt. Me rastin e fillimit të punimeve një delegacion nga komuna e Preshevës i udhëhequr nga kryetari Ragmi Mustafa kanë inspektuar punimet në përgatitjen e kësaj rruge. Mustafa për TVP-në ka thënë se prioritet është asfaltimi i rrugëve të tjera në malësi dhe lidhja e tyre me fshatrat e Kosovës. “Në të ardhmen pritet që të bëhen edhe projektet e tjera për rrugët e Karadakut të Preshevës, të cilët shpesheherë gjatë dimrit kanë problem që të lidhen me qytetin e Preshevës”, ka shtuar Mustafa. Sipas tij vlera e përgjithshme e këtij projekti është 28 milion dinarë, kurse kjo është edhe rruga më e gjatë në tërë territorin e komunës së Preshevës e cila po asfaltohet me këtë gjatësi. Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, Ardian Agushi ka thënë se kjo rrugë do të ndikoj edhe në qëndrimin e banorëve në shtëpitë e tyre por do të krijoj edhe kushte më të mira për jetë. “Shumë banorë të Shoshajës së Epërme janë shpërngulur në Shoshajë të Poshtme ose në qytetin e Preshevës për shkak të kushteve të vështira ekonomike e sidomos infrastrukturës mjaftë të dobët. Por tash sado pak janë krijuar kushtet në infrastrukturë çka shpresojmë që edhe këta banorë që kanë mbetur mos të shpërngulen”, tha ndër të tjera Agushi. Edhe për banorët ky projekt është një impuls pozitiv, pasi për ta tani është hapur një perspektiv edhe zhvillim i veprimtarive të tyre. Kryetari i Preshevës ka potencuar se kjo rrugë në vitin e ardhshëm do të lidhet me rrugën tjetër tek penda e Rahovicës. Ndërkaq prioritet sipas tij mbetet asfaltimi i rrugëve që lidhen me fshatrat e Gjilanit. Rregullimi i infrastrukturës në malësinë e Preshevës do të ndikojë në mos shpërnguljen e banorëve, por në anën tjetër do të mundësoj edhe zhvillimin e turizmit malorë./Titulli.com/ http://youtu.be/fpGEU1DxjAs
Medvegja ndez alarmin, shqiptarët do të humbin edhe dygjuhësinë
Bujanoc: Hapet konkursi me pagesë për 30 praktikantë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration