Presheva mblodhi mijëra simpatizues të ndeshjes Serbi-Shqipëri (video)
Lokale

Presheva mblodhi mijëra simpatizues të ndeshjes Serbi-Shqipëri (video)

14.Oct.2014 23:55
0

Me t’u transmetuar informacioni se ndeshja futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë për shkak të incidenteve, ka nisë festa në Luginë të Preshevës. Stadiumi i qytetit të Preshevës mblodhi mijëra simpatizues

Festa nisi në kafiteritë e qytetit për të vazhduar më pas edhe me parakalim të makinave, duke krijuar kolona të gjata ku tifozët valonin flamurin Kuq e Zi.

Përveç në Preshevë e Bujanoc, festë më e madhe është regjistruar në fshatin Tërnoc ku qindra simpatizues të kombëtares shqiptare kishin ndaluar te lapidari i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, për të festuar ndeshjen që lojtarët e kombëtares e kishin treguar në fushë për ato minuta sa zgjati dueli.

“Kemi dalë të festojmë për kombëtaren shqiptare, nëse në Beograd na ndalojnë ate s’munden edhe në Luginë”, tha me anonimitet për portalin Titulli.com një tifozë kuqezi.

Në qytetin e Bujanocit vërehet shtim i forcave policore, sidomos në hyrje të rrugës së Kosovës e cila është e banuar me popullatë shumicë shqiptare./Titulli.com/

Kryetari i KKSH-së në Beograd, tifo për Shqipërinë (foto)
Lirim Jakupi të enjten në gjykatë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration