Pragrami i Azirit: Jemi të fjalës, arsim alternativ, shëndetësi dhe unifikim të politikës me Kosovë e Shqipëri (video)
Kryetari i Unioni Demokratik Shqiptar në Preshevë, Naser Aziri tha se motoja me të cilën ata garojnë në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës është se ata janë të fjalës ngase çdo herë atë që e kanë premtua edhe e kanë i realizua.“Programi jonë politik parasheh që për çështjet politike madhore do të kërkojmë mbështetjen gjegjësisht që unifikues i konceptit tonë të jetë Kosova dhe Shqipëria që ato të jenë në ballë të nocionit sa i përket çështjeve nacionale, u shpreh Aziri.
Ai tha se për kërkesat tona tjera më të vogla prapë do të kërkojnë përkrahjen e faktorit politik shqiptar drejtuar Beogradit si të drejtat individuale dhe kolektive si dhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve që i takojnë me konventa ndërkombëtare.
“Përgatitja e klimës politike për zhvillimin e ekonomik ka rëndësi të veçantë ku qeveria e Serbisë në Luginë të Preshevës po e bën një klimë politike të brishtë me qëllim që ti zbraz investitorët e huaj ku ndoshta edhe ne me veprimet e tona i kemi kontribuua ndoshta kësaj situate”, theksoi ai.
Sipas Azirit krijimi i infrastrukturës është një çështje tjetër me rëndësi sepse pa infrastrukturë përcjellëse nuk do të ketë as investime e as investitor të huaj.
Unioni Demokratik Shqiptar në arsim do të ofroj arsimin alternativ dual, i cili do të ketë mbështetjen edhe të ekonomisë së vogël duke iu përgjigjur ofertave.
Shëndetësia është një fushë e veçantë ngase pacientëve tanë apo qytetarëve nuk i ofrohet shërbimi i duhur primar por edhe ai sekondar ku do që shkojnë ata në Vrajë, Nish apo edhe më larg andaj ti ofrohet një ndihmë profesionale si dhe material që ti përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Për më tepër rreth programit politik shikoni videon: