PR - Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Ramadan Ahmetit
E nderuara familje Daci, Lajmi për vdekjen e Ramadan Ahmetit, i njohur në popull si Ramë Daci, na tronditi e na mbushi plot pikëllim.Ramadan Ahmeti, ishte një figurë e shquar arsimore e politike. Gjatë jetës së tij la vepra të mira në fushën e arsimimit, të udhëheqjes së institucioneve shkollore, si një nga themeluesit e Partisë për Veprim Demokratik, ish deputet në Parlamentin Republikan të Serbisë dhe mbi të gjitha ishte një veprimtar i paepur i çështjes sonë kombëtare.
Ramë Daci, në veprimtaritë me interes shoqëror e kombëtar, jo rrallë u pengua nga ish regjimet militare, duke u diferencuar ideopolitikisht e duke u maltretuar psikikisht.
Me këtë rast, duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci dhe Partisë për Veprim Demokratik, duke ndarë pikëllimin me ta, të bindur se kjo familje e nderuar, si gjithherë do të qëndroj stoike në rrugën e zhvillimit dhe afirmimit të çështjes shqiptare në Luginë dhe rrethinë.
Ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty!
Me pikëllim,
Avdil Ramadani
Nënkryetar i Partisë Republikane
Bujanoc, 04.06.2014