Policia: Droga e kapur në Preshevë ishte fshehur në dyshemenë e rimorkios (foto)
Lokale

Policia: Droga e kapur në Preshevë ishte fshehur në dyshemenë e rimorkios (foto)

05.Dec.2014 11:16
0

Policia kufitare në vendkalimin në Preshevë, në hyrje për në Republikën e Serbisë, ka zbuluar dhe konfiskuar rreth 800 kilogramë marihuanë, e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të rimorkios frigoriferë.

Sipas njoftimit të policisë, marihuana ishte e vendosur në 357 pako të madhësive të ndryshme, transmeton Titulli.

Shtetasi grekë M.G. (1965) i cili u ndalua për rastin në fjalë, i është caktuar mbajtja prej 48 orëve, pas së cilës do t’i dorëzohet prokurorisë përkatëse për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave./Titulli.com/ 

**************************************************************************************************************************************************

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në bashkëpunim me doganën kanë zbuluar një ton mariuhanë në vendkalimin kufitar të Preshevës.

Sic ka njoftuar kjo ministri, ky lloj droge ka arritur nga Shqipëria.

Policia ka bërë të ditur se për momentin nuk ka informacione më shumë lidhur me këtë zbulim të drogës dhe është paralajmëruar se Brenda ditëve të ardhshme do të dalë me detaje tjera lidhur me aksionin.

Përfundon fushata sensibilizuese kundër drogës (Foto)
Në polici edhe kryetari i OVL-së në Bujanoc (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration