Poeti nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në manifestimin "Sofra e Ymer Prizrenit"
Në Manifestimin letrar e artistik "Sofra e Ymer Prizrenit" 2017, morën pjesë poetë nga vise të ndryshme shqiptare duke përfshirë edhe Luginë e Preshevës poeti Bilall Maliqi dhe Rrahman Hyseni.Në konkursin poetik lexuan 32 poetë-e, nga të cilët u përzgjodhën tre më të mirët.
Vendin e parë e mori poetja nga Kukësi - Vera Istrefaj, vendin e dytë poeti Prend Buzhala nga Klina dhe vendin e tretë poeti Bilall Maliqi nga Lugina e Preshevës.
Vlerësimin e poezive e bëri juria në përbërje prej tre anëtarve Riza Greiqevci-poet, Idriz Berisha-piktor, Osmon Bojaxhiu-poet, kryetar i Klubit Letrar "Luigj Gurakuqi".
Manifestimin tradicional “Sofra e Ymer Prizrenit” në zgatar të Opojës u organizua nga Klubi Letrar "Luigj Gurakuqi" Sharr, nën patronatin e kryetarit të komunës Salim Jonuzi./Titulli.com/